Transmetuar më 07-03-2020, 20:37

Letra e një vogëlushi nga Italia, i cili ia dedikon koronavirusit duke thënë se e gjithë kjo histori do ketë fund të lumtur është bërë virale.

Vogëlushi duhet të bënte një shkrim me rimë. Detyra iu dha nga mësuesi nëpërmjet rrjetit social Whatsapp pasi janë mbyllur shkollat. Ideja e koronavirusit i erdhi vetë fëmijës nga situata që ka prekur një pjesë të madhe të Italisë.

"Etciù! (apshu) Mjafton një tështimë dhe të gjithë ikin, një puthje apo një përkëdhelje dhe drejt e në farmaci. Ata ju quajnë një kurorë por ju nuk jeni mbret, ju jeni një virus dominues që nuk vlen shumë", nis letra e nxënësit të klasë së parë nga Ortueri (Nuoro).

Në shkrimin e tij vihet re një mesazh shprese dhe pozitiviteti, të cilën mund ta transmetojë vetëm një fëmijë me pastërti të tillë.

"Ata thanë ‘në Sardenjë nuk do të vijë’ dhe përkundrazi, shiko pak, këtu jeni! Ju jeni pak i frikësuar por ndoshta nuk e dini se ne do të luftojmë derisa të zhdukeni. Dhe pse nuk janë karnavalet ne duhet të vëmë maskë. Ne mendojmë për higjienën, i lajmë duart dhe gjithashtu përpiqemi të qëndrojmë larg. Ne po bëjmë gjithçka që të mos kapemi dhe ju, virus, nuk do të mund të na infektoni. Italia jonë do të shpëtojë dhe do të jetë një fund i lumtur", përfundon shkrimi i djalit.

Nëna e tij tha se shkrimi transmetonte një mesazh të rëndësishëm për të gjithë që të mos kenë frikë./a.m/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd