Transmetuar më 07-03-2020, 20:12

Një aksident me pasojë plagosjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Një autoambulancë e spitalit Elbasan, me drejtues A. M., është përplasur me mjetin tip "Volkswagen", me drejtues A.M., të dy banues në Elbasan.

Si pasojë  e aksidentit janë  lënduar drejtuesi i mjetit  "Volkswagen" dhe  bashkëshortja e tij shtetasja N. M., të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit.

Ata ndodhen nën kujdesjen  e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd