
Presidenti Ilir Meta ka folur nga Shkodra për Komisionin e Venecias duke thënë se nuk mund të komentojë mbi raportin paraprak për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pasi mbi të ka pasur konfidencialitet.
"Nuk e komentoj se mbi dokument kam pasur një konfidencialitet por unë ua kam thënë që më përpara që Kushtetutën tonë, sidomos për Gjykatën Kushtetuese e ka shkruajtur vetë Venecia", tha Meta.
Presidenti theksoi se kjo çështje prej 115 ditësh i përket drejtësisë që duhet të veprojë sic duhet që askush në Shqipëri të mos guxojë të shkelë Kushtetutën.
"Nuk mendoj se kjo është çështje e Venecias sepse Kushtetutën e Shqipërisë Venecia e ka shkruajtur. Kjo ka qenë dhe mbetet që prej 115 ditësh çështje e drejtësisë, e hetimit që të bëjë veprimet e duhura që askush në Shqipëri të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin", tha Meta.
Vizita e tij në Shkodër ishte për të parë derbin Vllaznia-Tirana në basketboll meshkuj, të cilën po e ndjek së bashku me Voltana Ademin./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





