
"Mjekët më kanë thënë që kam rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Jam mirë por duhet të qëndroj në shtëpi për disa ditë të tjera. Nga këtu, duhet të vazhdoj të punoj. Duhet të keni kurajo që të gjithë, shihemi së shpejti!"
Ky është mesazhi i postuar në Facebook nga sekretari i Partisë Demokratike italiane dhe presidenti i rajonit të Lazios, Nicola Zingaretti.
"Kam thënë gjithmonë, nuk duhet të bëni panik. Dhe tani po luftoj ashtu siç duhet, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e autoriteteve të shëndetit. Edhe familja ime po i ndjek", tha Zingaretti në videon e publikuar në rrjetin social.
Sipas tij, autoritetet po kontaktojnë për njerëzit që kanë qenë pranë tij në punë për të bërë testet ndaj konronavirusi.
Ditën e djeshme u raportua se një person nga eskorta e Matteo Salvinit rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.
"Unë jam mirë, nuk kam kontaktuar kurrë me djalin që rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. Sigurisht që do bëj gjithçka që autoritetet e shëndetit më kanë kërkuar të bëj, ashtu si çdo qytetar tjetër", tha Salvini.
Deri tani, numri i viktimave në Itali ka mbërritur në 197, ndërsa i rasteve të infektuara me koronavirus ka arritur në shifrën 4,636./a.m/noa.al
https://www.facebook.com/LaBussolaTV.it/videos/228851874953958/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





