Transmetuar më 07-03-2020, 13:26

Nicola Zingaretti, guvernatori i rajonit te Lazios dhe sekretari i PD-së, në Itali, ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, të cilit i referohet edhe Ansa.

“Mjekët më thanë që jam pozitiv për Covid19. Jam mirë, por do të më duhet të qëndroj në shtëpi për ditët e ardhshme. Nga këtu do të vazhdoj punën që duhet të bëj. Guxim për të gjithë dhe do të shihemi së shpejti!”, sqaron ai në një video në mediat sociale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd