
Provinca kineze Hubei, e cila njihet nga mbarë bota si epiqendra e koronavirusit, ka miratuar një ligj për të ndaluar ngrënien e kafshëve të egra.
Ky vendim erdhi pasi ekspertët besojnë se shpërthimi vdekjeprurës i coronavirusit të vendit, është shkaktuar nga ngrënia e kafshëve. Daily Mail shkruan se muajin e kaluar autoritetet kineze bllokuan tregtime dhe konsumimin e kafshëve të egra, por pa specifikuar se cilat lloje.
Ditën e djeshme ky ligj, që mbron kafshët e egra, hyri në fuqi dje, ndërsa lejon konsumimin e tyre si dhe të nënprodukteve të tyre. Tashmë askush në këtë provincë nuk mund të prodhojë apo të shesë kafshë të egra.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





