Transmetuar më 07-03-2020, 09:14

Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku një burrë pasi ka dhunuar gruan e tij, ka tentuar të vrasë veten.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.13. Mësohet se pasi shtetasi me inicialet A.H., 50 vjeç, ka dhunuar gruan e tij, shtetasen me inicialet A.H, duke i shkaktuar asaj dëmtime, kjo e fundit ka humbur ndjenjat.

I gjendur në këto kushte, 50-vjeçari ka tentuar të mbysë veten, por falë ndërhyrjes së fqinjëve, është bërë e mundur që ai të shpëtohej në kohë.  Ata kanë lajmëruar më pas policinë, të cilët më pas kanë arrestuar edhe 50-vjeçarin.

Aktualisht gruaja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd