Transmetuar më 07-03-2020, 08:11
Foto ilustruese

Aksident mepasojë një të vdekur është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në Laprakë. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkohë që njëri prej drejtuese ka ndërruar jetë.

Aktualisht nuk dihet ende identiteti i personit që ka humbur jetën, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd