
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rastet me koronavirusi i kanë kaluar 335, të shpërndara në rreth 20 shtete të ndryshme duke marrë 17 jetë njerëzish.
Që prej ditëve të para, autoritetet kanë ndërmarrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa Kongresi miratoi një fond prej mbi 8 miliardë dollarësh për ta luftuar atë.
Por ndërsa disa prej zyrtarëve të lartë të institucioneve të shëndetit kanë dalë publikisht duke këshilluar qytetarët që të marrin masa paraprake të thjeshta, si shmangia e prekjes së hundës apo gojës.
Por në këtë videokolazh të realizuar nga emisioni “Daily Show” në Comedy Central, shfaqen po të njëjtit zyrtarë, që ndërsa japin këto këshilla i shkelin vetë ato.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





