Transmetuar më 06-03-2020, 22:58

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton rrëfen se ka bërë seks oral me Monica Lewinsky

për të mbajtur nën kontroll ankthin e tij.

Clinton kthehet pas në kohë dhe kujton lidhjen që pati me praktikaten 22-vjeçare në Shtëpinë e Bardhë, duke treguar se lidhja jashtëmartesore i shërbeu për problemet e tij personale, deri në momentin kur plasi skandali.

73-vjeçari kthehet pas tek i ashtuquajturi “Sexgate”, ku tregon se për përballimin e problemeve me të shoqen, iu nënshtruan konsultave të specializuara.

“Ishte gjëja më e vështirë për tu bërë, por e domosdoshme. Hillary dhe Chelsea e meritonin dhe unë kisha nevojë. Time shoqeje i tregova me saktësi se çfarë kishte ndodhur. Ajo më tha se duhet t’ia tregoja edhe vajzës! E bëra dhe ishte e tmerrshme”, deklaron Clinton.

Lidhja e tij klandestine e uli shumë imazhin e tij, deri sa më tej humbi presidencën.

Clinton shton se presioni brenda Shtëpisë së Bardhë e shtyu që të kërkonte një shpërqendrim.

“Jeta e të gjithëve është e mbushur me presione, zhgënjime dhe frikë. Kam bërë gjëra për të kontrolluar dhe luftuar ankthin tim. Sot jam një njeri krejt ndryshe. Ajo që bëra ishte e tmerrshme, budallallëku më i madh në jetë. Nuk është justifikim, por një shpjegim. Ndihem shumë keq lidhur me këtë”, shprehet Clinton, në një dokumentar për ‘Daily Mail’.

Më tej ai flet edhe për “bashkëpunëtoren” në këtë skandal, “Është e tmerrshme të mendosh se jeta e Monica Lewinsky u përkufizua nga ky episod. Është e padrejtë. Kam parë se si ndër vite është munduar të ndërtojë një jetë normale”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd