Trafikoi luanin në resortin në Kosovë, gjykata lë në burg biznesmenin
Transmetuar më 06-03-2020, 18:12

Një biznesmen është lënë në burg nga Gjykata e Gjilanit, këtë të enjte, i gjetur fajtor për trafikimin e një luani në Kosovë.

Bëhet fjalë për A.H., i cili akuzohet se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me mallra’”

Hetuesit e akuzojnë biznesmenin se nga data e papërcaktuar, deri më 21 nëntor 2019, në resortin “Maja e Zezë”, në fshatin Stanqiq, komuna e Gjilanit, i dyshuari A.H., përmes rrugëve dytësore malore, dyshohet se nga Republika e Shqipërisë, pa asnjë dokumentacion përcjellës, ka trafikuar luanin.

Më konkretisht biznesmeni ai akuzohet ka sjellë kafshën e llojit ‘Panthera Leo’, të rracës Luan, ku pas kësaj e ka vendosur në resortin “Maja e Zezë” ku edhe zhvillon biznesin e tij.

Në vijim të hetimeve, biznesmeni do të qëndrojë në qeli. /a.y/noa.al |

Loading...