Transmetuar më 06-03-2020, 15:27


Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka treguar një lajm jo të mirë për ndjekësit e tij.
Vëllai i tij Reneo ka probleme me gjendjen shëndetësore dhe ka përfunduar në spital.
Stresi ka fotografuar të vëllain teksa qëndron i shtrirë në dhomën e spitalit ndërsa me fjalët e tij është munduar t’i japë forcë.
“Me ty deri në vdekje vëllai im Reneo Lushaj”, shkruan Stresi në Instagram.
Reperi nuk ka dhënë detaje, prandaj nuk dihet përse ndodhet në spital./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





