Transmetuar më 06-03-2020, 14:37

14 raste të reja të koronavirusit janë konfirmuar në Greqi duke e çuar në 45 numrin total të të infektuarve.

Autoritetet shëndetësore në vend njoftuan se vetëm një nga pacientët është në gjendje të rëndë.

Ai është 66 vjeç dhe kohët e fundit ishte kthyer nga një pelegrinazh në vendet fetare në Izrael dhe Egjipt.

Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë tha se një ndalimi i tubimeve publike do të mbetet në fuqi në tre rrethe në jug-perëndim të vendit, dhe shkollat në të njëjtën zonë do të mbeten të mbyllura deri në njoftimin e mëtejshëm.

Ndërkohë Greqia ka marrë masa për epideminë e koronavirusit duke mbyllur 28 shkolla. Komiteti Kombëtar për Mbrojtje ndaj Shëndetit Publik ka rekomanduar që të mbyllen shkollat në mënyrë që studentët e tjerë të mbrohen nga ata që kanë ardhur nga zona të prekura./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd