
Presidenti Ilir Meta i përgjigjet kryeministrit Edi Rama lidhur me letrën që i ka dërguar një ditë më parë Komisionerit për Zgjerim. Presidenti Ilir Meta ka dale sot ne konference duke sqaruar letren qe ai i ka derguar kreut te Komisionit Evropian pas rekomandimit per celjen e negociatave me BE per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.
“Jo vetëm dje por edhe sot pas rrjedhjes nga qeveria në një TV në vendin tonë ku bëhej publike letra që unë i kisha çuar komisionerit për zgjerimin gjoja se ishte kundër integrimit dhe çeljes së negociatave, që e anoncoi spektakolari tao tao dhe sot iu bë jehonë nga e nderura zonja e Bilalit jam i detyruar në raport me qytetarët për tu bërë të qartë letrën që ua ia kisha dërguar jo për ta bërë të ditur publikut, por për të ndihmuar KE për të qenë më i vëmendshëm me një çështje kaq kritike siç është integriteti i Kushtetueses aq më tepër që në formulimin e bërë të krijohej përshtypja sikur problemi ishte krijuar nga interpretimi i ndryshëm që kishte bërë presidenti. Jam shpresëplotë që vendet anëtare do e mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave”, tha Meta.
Më tej, Kreu i Shtetit vijon me leximin e letrës, në të cilën njofton Komisionerin për Zgjerim se mazhoranca ka miratuar një ligj antikushtetues në Kuvend për të komplikuar edhe më shumë gjërat. “Përgjatë kësaj kohe, unë kam qenë transparent dhe kam njoftuar BE mbi çdo hap të këtij procesi. Kam qenë bashkëpunues me Komisioni e Venecias. Për t’i komplikuar gjërat edhe më shumë, duhet të dini se kjo mazhorancë, ka miratuar një akt antikushtetues në kuvend. Ky ligj u miratua ditën që Komisioni i Venecias mbërriti në Tiranë, duke mos pritur opinionin e këtij të fundit.
Mazhoranca ka spekuluar publikisht se ka pasur mbështetje nga BE për këtë ligj. Unë kam kërkuar qëndrim zyrtar për këtë çështje. E vetmja zyrë që nuk ka kthyer përgjigje është Euralius. Besoj se KE duhet të ketë si qëllim interesat më të mira të popullit shqiptar. Çdo mbështetje për një gërryerje të mëtejshme të sundimit të ligjit sa do përshkallëzonte krizën aktuale dhe do nxiste shpopullimin e vendit. unë do qëndroj stoik, veçanërisht në këtë situatë dramatike. Pres të takohemi me ju z.komisioner”, shkruan Meta në letër.
Ndërsa i pyetur nga gazetarët nëse ndjen përgjegjësi nëse bllokohet integrimi pas letrës në Bruksel, Meta u shpreh se për të duhet të ndjehën përgjegjës ata që shkaktuan këtë situatë.
"A i druhem unë të vërtetës që kam 3 vjet që po ua them ju qytetarëve të Shqipërisë, gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë që vinë këtu, mazhorancës, qeverisë, opozitës, që kam bërë çdo gjë që Shqipëria 1 minutë të mos rrinte pa Gjykatë kushtetuese, i dinë përpjekjet e mia dhe kush e minoi, dhe të mos ndjejnë përgjegjësi për këtë situatë ata që e kanë shkaktuar? E ka shkaktuar vetë mazhoranca që tani do të kapë Gjykatën Kushtetuese, pa të cilën nuk ka bashkëjetesë paqësore në këtë vend, sepse nuk ka më arbitër.
Pse të mos i druhen ata të tjerët nga ana e ndërkombëtarëve që nuk i janë përgjigjur paralajmërimeve të presidentit. Kush është përgjegjësia e presidentit këtu?. Ka vetëm një interes, pushtet absolut dhe për të minuar interesat kombëtare. Kush na bën ne moral për çështjen e integrimit, zonja Bilali, që 3 vjet e ngriu procesin e integrimin, e detyrova unë do koalicion për të ardhmen, do votosh këto ligjet që të zhbllokohet. kisha frikë që sdo merrnin 84 vota dhe opozita do gjente sebep për t’u hakmarrë. Unë isha i detyruar t’i shkruaja komisionerit", tha Meta. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





