
Ish-ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Edmond Panariti ka reaguar për gjendjen e koronavirusit duke thënë se të gjithë mund të përdorin një bar antiviral që kushton pak.
Sipas Panaritit, është vitamina C, të cilën Ministria e Shëndetësisë duhet ta shpërndajë falas në çerdhe e kopshte.
"Keni të gjithë në dispozicion një bar antiviral kundër koronavirusit. Vitaminën C! Kushton pak! Përdoreni.Ministria e Shëndetësise ta shpërndajë si suplement falas në çerdhe, kopshte, shkolla menjëherë.
Sepse me qindra studime të kryera në grupmosha të ndryshme, por edhe eksperimente të shumta në kafshë, provojnë se vitamina C (acidi askorbik) ka efekt parandalues për infeksionet virale pa përjashtim! Madje është provuar se lehtëson shfaqjen dhe shkurton kohën e shërimit nga virozat", shkroi Panariti në Facebook.
Ish-ministri tregoi se doza ditore për këtë periudhë rreziku duhet të shkojë deri në 2 gram.
"Pra deri në katër tableta 500 mg në dite. Sigurisht shoqëruar edhe me shumë lëngje qitro, limoni, portokalli. Ofron mbrojtje të garantuar dhe të provuar.
Përse ky efekt?! Sepse infeksionet virale, përfshi edhe koronavirusin, krijojnë nje stres te fuqishem oksidativ në trupin tonë, duke i zbrazur rezervat antioksidative të vitaminës C brenda tij me shpejtësi te madhe. Për rrjedhojë organizmi mbetet i zbuluar nga goditjet oksiduese inflamatore të koronavirusit nga zbrazja e vitaminës C e cila është një antioksidant i fuqishëm", sqaroi Panariti.
Sipas ish-ministrit, trupi duhet furnizuar me "municione" nga jashtë që të vazhdojë luftën dhe ta fitojë atë.
"Pa llogaritur këtu që është vërtetuar shkencërisht se vitamina C, ndërhyn në sintezën e inteferonit, një imunoglobulinë që trupi ynë sintetizon për të luftuar viruset. Për fat të keq njeriu nuk e prodhon në trupin e tij vitaminën C, të cilën duhet ta marrë ose me ushqim ose si suplement tabletash. Madje edhe ne shfaqjen e plote te shenjave te infeksionit viral, injektimi intravenoz i tretësirës së vitaminës C në doza te larta, ka sjellë përmirësim spektakolar. Prandaj veproni!", theksoi Panariti./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





