Transmetuar më 06-03-2020, 09:23

Tryeza për reformën zgjedhore, e cila ishte parashikuar të zhvillohej sot është shtyrë për ditën e hënë.
Mbledhja u shty me kërkesë të Partisë Demokratike dhe do të zhvillohet të hënën në orën 10:00 me të njëjtin rend dite, diskutimin mbi administratën zgjedhore dhe sistemin zgjedhor.
Deri të hënën pritet që opozita jashtëparlamentare të sjellë dhe propozimet e saja për çështjen e administratës zgjedhore./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





