Mos i harroni çadrat në shtëpi! Ja kur do të fillojnë reshjet e shiut sot
Transmetuar më 06-03-2020, 07:50

Dita e sotme do të jetë me diell deri në orët e pasdites.

Më pas do të fillojnë vranësirat dhe në mbrëmje, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut me intensitet deri mesatar.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat nga -1 gradë deri në 18 gradë celsius.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë./a.m/noa.al

Loading...