E RRALLË/ Prostituta e shtëpisë publike del me koronavirus, 86 meshkuj futen në karantinë
Transmetuar më 06-03-2020, 01:27

Në Valencia të Spanjës, 86 burra po kërkohen nga gratë dhe familjet e tyre pasi prej ditës së djeshme janë zhdukur.

Në fakt ata janë futur në karantinë. Dhe arsyeja: Ishin klientë të një puticlub, shtëpi publike.

Gjithçka erdhi pasi një vajzë pune, prostitutë tek Puticlub "The Black Forest", rezultoi e prekur nga koronavirusi.

Menjëherë u aktivizua karantina. Të gjithë personat që gjendeshin brenda këtyre ambienteve të seksit u izoluan. Ata do të qëndrojnë aty për 14 ditë.

Bashkë me ta, nën izolim janë edhe disa persona të tjerë që menaxhonin këtë shtëpi publike, raporton noa.al duke cituar Europa Press.

Loading...