Transmetuar më 05-03-2020, 20:11

Kishte frikë se e dashura kishte mbetur shtatzënë dhe për këtë arsye 19-vjeçari Naim Vera vrau të dashurën e tij 24-vjeçare Brenda Micaela Gordillo.

Krimi tronditës u shënua në San Fernando del Valle de Catamarca, të Argjentinës më 1 mars. I riu u vetëdorëzua në polici duke rrëfyer krimin.

Ai tregoi se fillimisht e vrau të dashurën dhe më tej e poqi në zgarë, në tentativë për të fshehur mbetjet e trupit.

Vera e hodhi më tej trupin e vajzës në anë të një rruge, para se të dorëzohej në polici. Sipas mjekëve, Micaela gjeti vdekjen nga asfiksia, pasi i ishte futur një rrobë në gojë.

Poshtë thonjve të saj u gjetën gjurmë nga lëkura e 19-vjeçarit, çka provon se vajza është konfrontuar me të dashurin para se të vdiste. Nga autopsia rezultoi se vajza nuk ishte shtatzënë. /a.y/noa.al