Transmetuar më 05-03-2020, 19:41

Këngëtarja e njohur Katy Perry përkëdhel dhe tregon me krenari barkun e rrumbullakosur, në videoklipin e këngës së sapo publikuar “Never Worn White”.

Është kjo mënyra e veçantë në të cilën tregon se është shtatzënë me fëmijën e parë me aktorin Orlando Bloom.

35-vjeçarja është një hap larg martesës me aktorin, i cili ka aktualisht një djalë 9 vjeç me emrin Flynn, si fryt i martesës së mëparshme me modelen Miranda Kerr.

“Shumë gjëra ndodhin në verë”, shkroi Perry, duke publikuar videon dhe duke dhënë lajmin e bukur.

Kate dhe Orlando kanë planifikuar prej kohësh të martohen, por duket se ardhja në jetë e fëmjës, do të jetë shtysa e tyre kryesore. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd