
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.
Takimi thanë burimet ka zgjatur një orë e 30 minuta dhe në fokus të saj biseda ka pasur reformën zgjedhore, për të cilën është vendosur që brenda 15 marsit të arrihet një marrëveshje mes palëve.
Kryetarja e LSI, Kryemadhi mësohet se ka konfirmuar vullnetin e partisë që ajo drejton për përmbylljen e kësaj reforme dhe për t’i hapur rrugë zbatimit të saj.
Ky takim vjen vetëm pak ditë nga mbajtja e tubimit të thirrur nga Presidenti Meta në mbrojtje të Kushtetutës. E po atë ditë, Yuri Kim zhvilloi dhe një takim me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





