Transmetuar më 05-03-2020, 12:50

Botuesi dhe shkrimtari Henri Çili ka dalë në një konferencë për mediat për tu përgjigjur rreth arrestimit dhe dënimit me detyrim paraqitje nga Gjykata e Përmetit.

Henri Çili dha versionin e tij të ngjarjes, ku theksoi se do të ishte mirë që të hetohej në gjendje të lirë sepse nuk është është person i rrezikshëm.

"Gjatë gjithë këtyre ditëve shtypi dhe media është mbushur me versionin e prokurorisë ose policisë dhe besoj se është më minimalja të them versionin tim. Unë më 27 shkurt, Betim Shkupi dhe Ilir Korbi jemi ndaluar në shkelje të rënda procedurale, pa pasur asnjë precedent penalë në jetën tonë. Nuk kisha asnjë rrezikshmëri për tu larguar , të prishja provat, apo të bëja një krim tjetër. Do ishte më mirë të thirresha në polici për sqarime, se sa ndalimi dhe pastaj arrestimi ishte i pajustifikuar në rrethanat ku një person ndalohet pastaj njihet me akuzën.  Vendimi i Gjykatës së Përmetit hodhi poshtë masën duke normalizuar disi situatën, do kishte qenë më mirë hetim në gjendje të lirë", tha Çili.

Në deklaratën për mediat, mohoi akuzat që janë ngritur ndaj tij duke thënë:

Akuza 1-Mashtrim

Në kuadër të veprimtarisë time si ortak mazhoritar i studios ligjore nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm dhe specifikisht në lidhje me akuzën e parë nuk kam mashtruar askënd për asnjë arsye dhe për asnjë çështje. Është një marrëdhënie shërbimi mes studios legale dhe personit të kontaktuar, të afërm në procese gjyqësore për shkallën e tretë janë bërë kontakte dhe biseda për të konkluduar në një kontratë shërbimesh në një moment të dytë, shërbime juridike në funksion të gjësë bazë që ka një studio ligjore, mbrojtja ligjore, për klientë të ndryshëm për çështje në shkallën e tretë.

Akzua 2- Falsifikim

Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk ekziston asnjë dokument i falsifikuar. As kam nënshkruar dhe as kam marrë pjesë në përpilimin e ndonjë akti për të falsifikuar një dokument të pretenduar nga prokuroria.

Akuza 3-Fshehja e të ardhurave

Nuk kam fshehur asnjë të ardhur. Sepse në të dy çështjet që dyshohet se kam kryer shkelje ligjore për një arsye të thjeshtë sepse nuk kam realizuar asnjë arkëtim, asnjë kontratë shërbimi për arsyen e thjeshtë se në të dy rastet kemi qenë në fazën e negocimit.

Akuza 4-Ushtrim i ndikimit të paligjshëm

Nuk kam takuar asnjë gjykatës, as unë dhe as avokatët. Nuk kam takuar asnjëherë në jetë asnjë gjykatës për të ndikuar në vendime.  Në funksionin tim si botues mund të takoj edhe njerëz të drejtësisë, por jo për ndikim.

Është bërë me vullnet të lirë, janë paguar taksat, mes meje dhe Fishtës. Kemi folur me zotin Fishta për të zhvilluar shkolla vere, kontakti me zotin Fishta ka marrë shkas nga lidhja miqësore me një nga klientët e mi, por nuk lidhen fare me çështjen Aliko./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd