
Një grua rreth 50 vjeçe në Korçë, ka gjetur vdekjen si pasojë e komplikimeve shëndetësore.
Bëhet fjalë për një grua e cila vuante nga diabeti dhe kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen.
Për shkak se simptomat që shfaqte nuk rrezikonin jetën e saj, dyshohet se gruaja mund të ketë ndërruar jetë prej koronavirusit, ndërkohë që mjekët nuk e konfirmojnë diçka të tillë.
Priten rezultatet e analizave për të zbuluar arsyen e vdekjes së gruas.
Ndonëse viktima e mbrëmjes së kësaj të mërkure nuk kishte udhëtuar kohëve të fundit jashtë shtetit, nuk dihet as nëse ka pasur kontakte me njerëz që ishin kthyer nga vendet e prekura. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





