Transmetuar më 04-03-2020, 22:11

I parë në 3D i gjithë mekanizmi me të cilin koronavirusi sforcon qelizat e njeriut për ti infektuar, ose “këmba molekulare” e tij është fotografuar teksa vepron në qeliza.

Gjithçka është parë për herë të parë në sajë të teknikës të quajtur kriomikroskopi elektronike.

Rezultati është i nevojshëm për të zhvilluar analiza të reja diagnostikuese dhe ilaçe kundër Covid-19, i cili u publikua në revistën shkencore “Science”, nga universitetet kineze të Westlake University dhe Tsinghua University.

Studimi vjen vetëm pak ditë pas një tjetër studimi të publikuar po në “Science”, nga studiuesit e Universitetit të Texas në Austin, bashkë me institutin amerikan për kërkimet lidhur me sëmundjet infektive (Niaid), të cilët zbuluan një strukturë 3D të proteinës Spike, me të cilën koronavirusi sulmon qelizat.

Kjo lloj këmbe molekulare vepron duke forcuar qelizën e cila quhet receptori Ace-2, dhe njohja e strukturës është thelbësore në luftën për Covid-19, por deri më tani askush nuk kishte arritur që ta fotografonte të gjithën.

Studiuesit kinez kanë arritur këtë objektiv duke përdorur kriomikroskopinë elektronike, një teknikë kaq revolucionare për vizionin e molekulave në 3D, për të cilën shpikësit e tij, Jacques Dubochet, Joachim Frank dhe Richard Henderson, fituan çmimin Nobel në Kimi në vitin 2017.

Struktura e qelizës u fotografua me këmbën e koronavirusit ne veprim. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd