Transmetuar më 04-03-2020, 20:33

Është një histori solidariteti ajo që vjen nga një shkollë në Madrid të Spanjës. Kur një fëmijë vetëm 11 vjeç me emrin David, zbuloi se ishte prekur nga leuçemia,

vendosi që të shkojë te berberi për të prerë flokët, para se të niste kimioterapinë.

Por ai nuk ishte vetëm, bashkë me të të gjithë shokët e klasës për të mos e bërë të ndihej ndryshe, u qethën tullë.

Fëmijët shkuan të gjithë bashkë te berberi, i cili u befasua nga kërkesa e tyre dhe nuk pranoi asnjë pagesë.

“Si ti lejoj të paguajnë? Jam unë që duhet të paguajë për këtë! Për mua është një mësim spektakolar jete”, tha ai për Radio Onda Cero.

Nga ky veprim u prekën edhe familjet e fëmijëve, të cilët e mbështetën nismën e tyre. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd