
Presidenti Ilir Meta ka takuar shqiptaro- amerikanin Ervis Zholi i cili bashkë me 200 patriotë tjerë udhëtuan për 30 orë për t’iu bashkuar manifestimit të 2 marsit të mbajtur në Bulevard në mbrojtje të Kushtetutës.
Në një status në rrjetin e tij social Facebook, Meta ka hedhur një foto me Ervis Zholin duke bërë simbolin e shqiponjës. Presidenti falenderon ata që sakrifikuan për t’iu bashkuar manifestimit të tij.
"I lumtur të takoja Ervis Zholin, i cili udhëtoi për 30 orë për t’u bashkuar me pranverën kuqezi??. Përqafime gjithë shqiptaro-amerikanëve???? që sakrifikuan për t’iu bashkuar Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar kuqezi.???", shkruan Meta./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





