Transmetuar më 04-03-2020, 15:34
Foto ilustruese

Forcat e Posaçme "Shqiponjat" kanë vënë në pranga dy të rinj nga Tirana.

Gjatë patrullimit në rrugën "Xhanfize Keko", konstatuan 24-vjeçarit të identifikuar me inicialet E.M., të cilit i gjetën në xhep 2 qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Pas tij, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë kanë bërë edhe arrestimin e 29-vjeçarit të identifikuar me inicialet D.S., banues në Tiranë.

Arrestimi u bë sepse në rrugën “Violeta Manushi”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses./a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd