
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot Komitetin Shtetëror të Rindërtimit, ku vuri theksin te transparenca e fondeve në procesin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Ndërsa falënderoi donatorët për kontributin, Rama tha se do të kemi katër palë sy që do të monitorojnë procesin, ndërsa kërkoi nga BE të jetë më e shpejtë se zakonisht, pasi sikundër u shpreh përtej procedurave, strehimi e shkollat nuk mund të presin gjatë.
“Ju mund të sillni këtu mjaft njohuri falë ekspertizës së jashtëzakonshme. Në ambicien tonë rikonstruksioni nuk është një politikë strehimi që duhet zbatuar, por është një mundësi e re për vendin që të ecë me shpejtësi të re drejt një situate më të mirë ekonomikë, urbane e sociale. Kjo është arsyeja pse programi është në ndihmë të nevojës së njerëzve për t’u kthyer në një çati për ti dhënë një jetë më të mirë në komunitetet e tyre, jo duke rindërtuar shtëpitë. Kjo nënkupton jo vetëm shtëpi, por edhe shkolla e kopshte, e po kështu edhe një ndërlidhje më të mirë me qendrën e bashkive të tyre", u shpreh Rama.
Më tej ai sqaroi se, ndërkohë që flasim, sfida me të cilën përballemi është e pranishme. "Donim të siguroheshim që cilado të ishte rezultati i konfenreces se donatorëve, qeveria do kujdesej për strehimin, shkollat e personat me kujdes shëndetësor. Dua të theksoj, përvoja ka treguar që donatorët janë njerëz të vështirë, të punosh me ta të ndërlikon jetën e shndërrohet në ferr kur duhet te kordinosh punen mes tyre e me qeverine. Kjo është arsyeja pse e vlerësoj këtë komitet, një falenderim nga zemra për ju sepse shpresoj se jeni të përgatitur të bëni një bashkërendim mes jush edhe me ne".
Rama sqaroi se, "Do të kemi katër palë sy që do të monitorjnë. Disktuam edhe mënyrën si do të bëjmë përpara. Kështu, kjo ishte kemi një ekip të tërë që është gati, ka njohuri për planifikimin kemi një rrjet të tërë njerëzish e institucionesh që zbatimi të jetë në rregull, tashmë me këtë palë të tretë, duhet të synojmë vetëm një gjë, suksesin, dështimi nuk duhet të bëjë pjesë në historinë e rindërtimit. Do e bëjmë realitet, BE duhet të jetë më i shpejtë se zakonisht, koha është thelbësore, procedurat duhen respektuar, por ndonjëherë janë kaq të gjata që natyrisht mund të bëhet fjalë për projekte të tjera, po jo kur bëhet fjalë për shtëpi e shkolla”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





