
"Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin politik dhe të drejtave te njeriut", shkroi Lulzim Basha në Twitter duke iu referuar raportit të Freedom House.
Kryedemokrati shtoi se arsyeja e rënies është sepse "Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet".
Në raport thuhet Shqipëria ka humbur një pikë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67 sepse jemi në një botë pa udhëheqje demokratike.
Freedom House e arrin këtë përfundim në raportin e përvitshëm për lirinë në vit që analizon zhvillimet në 195 vende. 83 vende apo 43 për qind, radhiten në mesin e vendeve të lira, 63 apo 32 për qind janë me liri të pjesshme dhe 49 apo 25 për qind radhiten në mesin e vendeve jo të lira.
Që nga shtypja e demonstruesve në Hong Kong, tek ajo turmave në Iran, raporti tregon se regjimet përdorin forcë brutale për të ruajtur kontollin.
Reporti vë në dukje edhe prirje shqetësuese në disa nga demokracitë e zhvilluara./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





