
Një student nga Singapori është dhunuar nga një grup meshkujsh në Londër që i thanë: "Unë nuk e dua koronavirusin tënd në qytetin tim".
Jonathan Mok, 23 vjeç, tha se ishte duke ecur në rrugën Oxford kur dëgjoi zëra që thonin "koronavirus". Ngjarja ndodhi të hënën e kaluar.
Kur ai u përball me katër meshkujt, ata e sulmuan duke i shkaktuar plagë të mëdha. Policia po e konsideron sulmin si "racist", por ende nuk është bërë asnjë arrestim.
Studenti ka publikuar disa imazhe të plagëve të tij në rrjetin social në Facebook.
Teksa përshkruan sulmin, ai thotë: "Papritur, grushti i parë goditi fytyrën time dhe më zuri pa përgatitur".
Jonathan shpjegon se fytyra iu gjakos nga sulmi, i cili e la tërësisht të shokuar.
Ai tha se shpërthimi i koronavirusit është përdorur nga disa si një justifikim për "urrejtje të mëtejshme për njerëzit e ndryshëm prej tyre".
"Unë thjesht mendoj se është për të ardhur keq që përvoja të tilla të njollosin imazhin e këtij qyteti të bukur me kaq shumë njerëz të bukur," shtoi Mok./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





