
Presidenti Ilir Meta i ka bërë të qartë të gjithëve se synimi i tij i vetëm deri në 24 korrik të vitit 2022 është të mbrojë Kushtetutën.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Meta thotë: "Mos u lodhni kot me konspiracione! Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022!"
Më pas vijon duke thënë se nuk synon të bëhet kryeministër e as kryetar opozite deri në atë kohë.
Qëllimi i tij është të rivendosë vullnetin e sovranit në çdo institucion që qeveria të ketë frikë nga populli.
"Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëherë. Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion. Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria", përfundoi Meta./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





