Transmetuar më 04-03-2020, 00:23
Dorjan Shkoza, Anxhelo Avdiu

Policia e Durrësit ka shoqëruar për t’i marrë në pyetje, lidhur me ekzekutimin e dy të rinjve, mbi 40 persona ndërsa dyshimet për shkakun e ekzekutimit lidhen me prishjen e pazareve të drogës.

Burime brenda uniformave blu, bëjnë të ditur, se Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza u ekzekutuan në mënyrë mafioze të mirë organizuar nga vrasës profesionistë me pagesë.

Sipas të dhënave të mbledhura në vendin e ngjarjes, Avdia dhe Shkoza kanë qenë duke ecur në këmbë kur u qëlluan për vdekje nga një automjet tip ‘Benz’.

Ndonëse policia ngriti post-blloqe në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të qytetit, në hyrje të Rrogozhinës, në vendin e njohur si “Bishti i Zhurit” gjeti një mjet tip ‘Benz’ duke u djegur, targat e të cilave kanë qenë të vjedhura nga një tjetër mjet.

Mësohet se mjeti tip “Benz” me targë AA 693 ZE rezulton se i është vjedhur me iniciale R.L, banor i fshatit Sineballaj të Rrogozhinës, i cili kishte bërë edhe denoncim në polici.

Hetuesit po shqyrtojnë aktivitetin e shkuar të viktimave për të përcaktuar edhe pistat e hetimit.

Njëri nga viktimat, Dorian Shkoza 35-vjeç ka qenë i dënuar 8 vite për drogë dhe ka dalë nga burgu  në fund të 2010-ës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd