Transmetuar më 04-03-2020, 00:19

Nis me ofendime, sharje dhe persekutime dhe shpesh herë degjeneron në dhunë fizike që mund të rezultojë edhe me pasoja tragjike për jetën. Fenomeni që njihet me termin bulizëm ka gjetur përhapje të gjerë në ambientet shkollore aty ku ata që njihen si më të fortit e institucioneve arsimore dhunojnë me të vegjlit.

Përveç shqetësimit të mësimeve fëmijëve u duhet të përballen çdo ditë edhe me dhunën e më të fortëve, e cila ndodh në të shumtë në rasteve në korridoret apo në oborrin e shkollës larg syve të mësuesve.

Psikologët e shkollave sqarojnë se kategoria e fëmijëve me probleme familjare, apo ata që kërkojnë të jenë me patjetër të pushtetshëm dhe në qendër të vëmendje janë më të prirur për të ushtruar dhunë ndaj më të dobtëve.

Por, pasojat e dhunës të përjetuar në shkollë marrin përmasa edhe më të mëdha atëherë kur i dhunuari filmohet dhe publikohet në rrjetet sociale.

Psikologët i sygjerojnë prindërve komunikim të vazhdueshëm për çdo problem që shqetëson adoleshentët, pasi bulizmi mund të shkaktojë dëme serioze në rritjen normale fizike dhe psikike të fëmijës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd