
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin mbi kërkesën e SPAK-ut për pasuritë e pajustifikuara të Lulzim Berishës, ish-kreut të “bandës së Durrësit”.
Ajo vendosi sekuestrimin e një automjeti luksoz të blinduar, tip BMW, për llogari të OFL-së.
Ndërkohë, avokati i Lulzim Berishës, Detar Hysi, ka deklaruar se do të ankimojnë vendimin e gjykatës, pasi sipas tij të ardhurat për blerjen e mjetit janë të ligjshme dhe të deklaruara.
Më 21 shkurt, Prokuroria i dërgoi Gjykatës së Posaçme 5 rastet e para të pronave të sekuestruara në bazë të akteve normative në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
Mes tyre ishte edhe ishte edhe automjeti BMW i Lulzim Berishës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





