

Ashley Graham është modelja që bëri diferencën duke prezantuar format e saj të kolme dhe duke dashuruar veten, ndonëse linjat e saj nuk ishin si të modeleve tradicionale.
Kohët e fundit, 32-vjeçarja është bërë nënë për herë të parë dhe po e shijon në maksimum mëmësinë.
Në rrjete sociale, ka publikuar shpesh foto ku ushqen të birin me gji. Në një prej imazheve, ajo tregoi se u detyrua ti ndërronte pelenën në mes të një dyqani pasi nuk arriti të gjente tualet.
"Pelena i shpërtheu por nuk kishte asnjë tualet vërdallë! Faleminderit Zot që isha kujtuar të fusja tapetin e ndërrimit në çantën e pelenave!!!", shkroi Ashley.
Për këtë veprim është përgëzuar nga shumë nëna, të cilat e kanë vlerësuar për faktin që kujdeset për djalin kudo qoftë./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





