Transmetuar më 03-03-2020, 11:25

Asnjë person nuk është i infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë tha se 36 raste të dyshuara që kanë bërë analizën në laboratorin e Institutit të Shëndetetit Publik kanë rezultuar negativ.

Ministrja Ogerta Manastirliu dha shifrat gjatë inspektimit të qendrës shëndetësore Bathore 3, e rindërtuar nga e para, pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

“Edhe pse të gjitha strukturat e shëndetësisë janë të fokusuara tek masat për parandalimin e koronavirusit të ri, nuk e kemi humbur fokusin nga programet e rindërtimit, nga premtimet tona. Ndërkohë vijon pajisja me mjete të mbrojtjes personale të të gjithë strukturave të shëndetësisë. 1.2 milion maska po shpërndahen ndërsa janë edhe 1 milion dollarë në dispozicion të spitaleve për të rritur stokun e mjeteve të mbrojtjes personale. Duhet thënë se deri tani janë testuar 36 raste, të cilat kanë rezultuar negative”, tha Manastirliu.

Qendra shëndetësore Bathore është një nga 44 qendrat e shëndetësore ku marrin shërbim shëndetësor rreth 8,500 banorë./noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd