
Policia ka parandaluar tre raste të dhunës në familje gjatë orëve të fundit.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë bënë arrestimin në flagrancë të 59-vjeçarit të identifikuar me inicialet S. V., banues në Tiranë.
Ai shembi gardhin rrethues të banesës së motrës së tij në Farkë të Madhe, në Rrugën e Agallarëve, dhe më pas ushtroi dhunë fizike ndaj saj.
Ajo bëri një padi për mbrojtjen e menjëhershme, e cila iu plotësua.
Rasti i dytë është një 59-vjeçar i identifikuar me inicialet I.L. Ai ishte në gjendje të dehur kur ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij në banesën në Yzberisht.
Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë u bë edhe arrestimi i 57-vjeçarit R.M. Arrestimi i tij u bë në banesë pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur së tyre, të cilave iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





