
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se parlamenti nuk do të njohë asnjë dekret për shpërndarjen e tij nga presidenti Ilir Meta, i cili sipas zoti Rama ka çelur një fushatë brenda opozitës.
“Sot Komisioni Europian, i riu, ka dhënë rekomandimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE, duke publikuar një progres-raport që përforcon rekomandimin e vitit të shkuar. Ky është lajmi për mua sot” tha zoti Rama.
“Presidenti i Republikës nuk mund të firmosë dekrete të tilla ndërsa Iliri që nuk ka asgjë për Presidentin më dhe sot ka çelur një fushatë brenda opozitës mund të firmosë dhe dekret për ti shpallur luftë ShBA por parlamenti nuk do ta njohë” shtoi me ironi kryeministri.
“Lajmi i mirë sot është që Shqipëria reale ka marrë një tjetër mbështetje në Bruksel, ndërkohë që Shqipëria e cila po bën gjithë këtë progres po bëhet gjithmonë e më shumë një problem për ata që u mblodhën sot në shesh” përsëriti zoti Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/834763476987007/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





