Transmetuar më 03-03-2020, 00:25

Disa nga momentet kryesore nga tubimi i mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili u thirr nga Presidenti Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës.

Presidenti, gjatë fjalimit të tij, listoi ato që ai i quan tentativë për “grusht shteti” nga ana e mazhorancës dhe premtoi se do të qëndrojë përballë tyre deri në fund.

Në fund të fjalës së tij, Meta nënshkroi dekretin për të kthyer në Kuvend ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe premtoi se nëse mazhoranca nuk e merr seriozisht atë, atëherë ai do të shkojë në 15 mars në Parlament dhe do ta shpërndajë atë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd