Gadishulli i ballkanit do të ndikohet nga hyrja në qarkullim e masave ajrore të paqëndrueshme të ngrohta nga Mesdheu të cilat do të influencojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës duke shkaktuar rreshje shiu intensive gjatë javës.
Të hënën që lamë pas, moti ishte me kthjellime dhe vranësira të cilat u pasuan nga reshje shiu dhe stuhi të pjesshme në Veriperëndim.
Temperaturat pësuan rritje të konsiderueshme dhe në zonat malore arritën nga 6/17°C, në zonat e ulëta, 10/24°C dhe ato bregdetare, 12/22°C
Për sot, e Martë 3 Mars 2020 moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje intensive, stuhi dhe shkarkesa elektrike.
Era do të jetë e vrullshme me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 1,5 -2,0 metër në det të hapur.
Temperaturat do të mbeten të larta.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 4/16°C
Zonat e ulëta 11/20°C
Zonat bregdetare 12/18°C