Transmetuar më 02-03-2020, 22:00

Tre policë italianë rezultojnë pozitiv ndaj koronavirusit. Përveç rastit të parë të konfirmuar në Romë, mësohet se një polic në Piacenza dhe një tjetër në Parma, të cilët ishin në shërbim në ditët e emergjencës nga koronavirusi, janë shtruar në spital.

Nga sa mësohet, rezulton se tre efektivët janë prekur nga koronavirusi, gjatë punës së tyre.

Ndërkohë pas këtyre rasteve efektivët e policisë po ju nënshtrohen protokolleve shëndetësore, sidomos efektivët e policisë që kanë punuar me kolegët e prekur.

Ndërkohë që po mbahen në mbikëqyrje të izoluar në shtëpi pesë agjentë të komisariatit të Spinaceto. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd