Transmetuar më 02-03-2020, 16:32

Qyteti i Wuhan në Kinë vendosi sot të mbyllë spitalin e parë ndër 16 të tillë që i vuri në dispozicion për të prekurit me koronavirus.

Wuhan është qyteti ku nisi prekja e njerëzve nga virusi i rrezikshëm.

Autoritetet thanë se e morën këtë vendim pasi për herë të parë nga 24 janari 2020 numri i të prekurve me koronavirus ra nën 200 në ditë.

Ditën e djeshme u regjistruan 196 raste, raportoi tv shtetëror CCTV. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd