Transmetuar më 02-03-2020, 14:49

Foto il
Një i burgosur në burgun e Peqinit ka ndërruar jetë.
Viktima është Fatmir Veliaj 40 vjeç, i cili ka qenë i dënuar me burg të përjetshëm.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se i burgosuri ka vrarë veten.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.m/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





