Transmetuar më 02-03-2020, 11:11

Gazmir Ajdini, kunati i Henri Çilit që ndodhet në paraburgim në Tepelenë ka zbuluar gjithçka sipas versionit të tij.

Sipas tij, Henrin e njeh e gjithë Shqipëria dhe e kanë shfrytëzuar duke e përmendur në çdo gjë.

"E gjithë kjo që ka bërë prokurori Asllan Bajrami është një fasadë për t’i prishur imazhin si Henri Çilit si familjes time. Operacion i pakuptim dhe dalin e bëjnë shoë me emrin e Henri Çilit. Henrin e njohin të gjithë, gjithë Shqipëria. Kanë shfrytëzuar rastin dhe e kanë përmendur në çdo gjë të kotë. Nuk ka asnjë përgjim të paligjshëm mes meje e Çilit. Ai ka një studio ligjore dhe i lejohet të ndërmjetësojë në lidhje avokatie dhe personit që ka probleme me ligjin që ta ketë në funksion ligjor, brenda ligjor. Henrit i kanë futur akuza që një zot i madh e di, edhe vetë prokurori po habitet me gjithë ato akuza. E gjithë kjo ka një prapaskenë se ndryshe nuk ka kuptim e gjithë kjo gjë", tha Gazmir Ajdini në një lidhje telefonike për ‘Report TV’.

Kunati shtoi se kjo mund të ketë lidhje me politikën dhe nuk ka të bëjë me asnjë ndërhyrje.

"Ndoshta çdo gjë është politike, se politika kështu e ka, rri e rri e bën lojëra të tilla. Henri dhe vetë i ka pranuar përgjimet në gjyq, i kam biseduar me vëllain e partneres sime ka thënë – pra me mua. Dhe përgjimet janë se kam studio ligjore për në shërbim të çështjeve. Henrin Cilin e njohin gjithë Shqipëria që është njeri letrar, botues, dhe nuk ka lidhje me këto gjëra. Ku ka ndërhyrë Henri? Për kë çështje? Aty nuk ka filluar asgjë. Nuk e kuptoj pse e ka bërë këtë prokurori.  Edhe prokurori Asllanaj do vejë në vendin e vet. Do ta kuptojë që ka bërë gabim e do rregullojë gjithçka", tha Ajdini. /a.m/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd