
Pak orë para manifestimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër asaj që e cilëson ai grusht shteti, vjen një reagim nga deputeti i opozitës Lefter Maliqi. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Maliqi e cilëson këtë tubim një ‘uragan madhështor popullor’, që sipas tij do të çlirojë PS nga “gruaja e Bilalit dhe vendin nga Rilindja e krimit dhe oligarkëve”. Po ashtu ai pohoi se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.
"Uragani madhështor popullor do çliroj PS nga gruaja e Bilalit dhe vendin nga Rilindja e krimit dhe oligarkëve. Të dashur miq sot ora 10:00 mblidhet Parlamenti ku do diskutohet vetëm për problematikat në çdo zonë e qytet, shoë i radhës i Rilindjes së krimit që varfëroj e çpopulloj këtë vend, që kapi institucionet, që u vrau shpresat shqiptarëve me pasiguri, krime, drogë, trafiqe e papunësi. Sot është ditë e madhe për demokracinë, Kushtetutën dhe të ardhmen e vendit në BE", shkruan Maliqi.
Më tej ai sqaron se, "do diskutoj sot në parlament vetëm kundra Rilindjes së krimit që ka zaptuar PS dhe fatet e vendit duke rritur ndjeshëm borxhin publik, papunësinë, pasigurinë, varfërin, çpopullimin, do flas kundër reformave në arsim, shëndetësi, territoriale, drejtësi që u bënë vetëm në funksion të oligarkëve Rilindas dhe krimit dhe së bashku më të bashkuar se kurrë në orën 17:00 në Bulevardin ‘Dëshmoret e Kombit’ në manifestimin më të madh që i paraprin Uraganit madhështor popullor ne mbrojtje te Demokracisë, Kushtetutës, të drejtave dhe lirive të njeriut dhe mediave, kundra kapjes së institucioneve dhe instalimit te diktaturës. Pranvera e fitores po afron. Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Shqipëria si Europa??????"./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





