Transmetuar më 02-03-2020, 09:21

Rritje në përmasa shqetësuese e rasteve me njerëz të prekur nga koronavirusi në Itali.
Në raportin e të dielës 1 mars të Mbrojtjes Civile italiane konfirmohen 1694 persona të prekur.
Nga këta, 34 kanë vdekur, 83 janë shëruar dhe 1577 janë nën kujdes mjekësor, tha Angelo Borreli, drejtor i Mbrojtjes Civile.
Ai shtoi se 21.127 persona iu nënshtruan tamponit për të provuar nëse ishin prekur.

Borreli pohoi se mungojnë maskat dhe tregu është bosh.
Ai shtoi se kanë arritur të gjejnë dhe kanë paguar për 5 milionë maska dhe të hënën mbërrijnë 400 mijë të parat. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





