Parashikimi i motit për sot dhe 5 ditët në vazhdim
Transmetuar më 02-03-2020, 00:41

Dita e djeshme 1 mars shënoi ditën e parë të pranverës meteorologjike, por kjo nuk do të përkojë me motin gjatë kësaj jave që nisi sot më 2 mars 2020.

Këtë të hënë moti parashihet të jetë i paqëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të cilat do të pasohen nga rreshje shiu dhe stuhi të pjeshsme në Veriperëndim. 

Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 6-7 me lartësi vale 1,5 -2,0 metër në det të hapur.

Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  3/15°C

Zonat e ulëta  6/22°C

Zonat bregdetare 8/19°C

Parashikimi për 5 ditët në vijim

Edhe pse na pret një fillimjavë me temperatura pranverore, nxitur nga era e vrullshme jugore, nuk do të jetë kështu deri në ditën e premte.

Ashtu sikundër shihet në tabelën në foto, reshjet e shiut do të prekin vendin përkohësisht deri të martën pasdite.

Në mbrëmje e në mesnatë vendi pritet të përfshihet nga reshje intensive, në formën e rrebesheve me rrufe.

Më tej, reshjet e shiut do të rikthehen herëpashere deri ditën e premte.

Përsëri në mesditën e të premtes, reshjet do të rikthehen me intensitet, kësaj here në jugperëndim të vendit.

Me rënien e temperaturave sipas tabelës, në lartësitë mbi 800 m në të gjitha zonat malore, reshjet do të jenë kryesisht dëbore.

Hera herës gjatë kësaj jave, parashikohet përveç erës së vrullshme dhe shtim i dallgëzimit, bën të ditur Shërbimi Metereologjik Ushtarak. /noa.al/

Loading...