Transmetuar më 01-03-2020, 22:24

Në Kinë është realizuar transplanti i parë në botë, tek një pacient me koronavirus.

Ndërhyrja në mushkëri u realizua në 29 shkurt pas pesë orësh në sallën e operacionit, nga një ekip i Wuxi People’s Hospital.

Pacienti, një burrë 59-vjeçar i prekur nga Covid-19, aktualisht ndodhet në kushte të qëndrueshme shëndetësore.

Ndërkohë mushkëria që iu dhurua mbërriti nga një donator dhe u transportua me një linjë hekurudhore të shpejtësisë së madhe.

Fatmirësisht koronavirusi, nuk e komplikoi gjendjen e tij. /a.y/noa.al

VIDEO/ Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?

PËRDITËSIM LIVE