





“Detyrim paraqitje”, ka vendosur mbrëmjen e kësaj të diele, Gjykata e Përmetit, pas një seance maratonë të nisur qysh prej paradites së sotme.
Me këtë masë botuesi dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës, i rikthehet lirisë.
Sakaq “arrest shtëpie”, u vendos për drejtorin juridik të UET, Ilir Korbin.
Çili deklaroi në gjykatë se “Arrestimi i tij është bërë pa prova”.
Po ashtu ai ka deklaruar se ka në pronësi një studio ligjore që merret me ndërmjetësime dhe biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës.
E njëjta masë u dha edhe për Shpresa Gjocaj, Liko Jazin, Renato Toskën, Kejsi Meçon, Edmond Xaka, Kristina Bashi, Lisandër Alikollari, Entilon Kamberaj, Abaz Dani (Mesi) dhe Daniel Yzeiraj.
Sakaq “arrest me burg” u vendos për Amarildo Aliko, Eraldjan Hodo, Xhevair Sejati, Neuland Miçi, Skënder Toska, Armando Hajdinaj, Sidi Ramaj, Erment Beqaraj, Askerd Malke, Elidon Alikollari, Ervin Çela, Antonio Hasa, Adriatik Brakaj, Aristidh Çoli, Klea Pëllumbi dhe Kladi Dervishi.
“Arrest shtëpie” u vendos për Ilir Korbin dhe Besnik Fishtën.
Për Betim Shkupin, për shkak të konfliktit të interesit me gjyqtarin me të cilin kishte qenë shok shkolle, masa do të jepet ditën e nesërme.
Henri Çili u arrestua këtë të premte nën akuzën e ndikimit për uljen e dënimit të dy vëllezërve lazaratas Alban Aliko dhe Arbjan Alikos të arrestuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Bashës.
Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit ndaj Çilit, u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” ‘’Falsifikimi i kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve” /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





