

Miqësia mes aktorit të humorit Bes Kallaku me Presidentin Ilir Meta është e njohur prej kohësh.
Kështu teksa kreu i shtetit ka thirrur pasditen e kësaj të hëne manifestim në bulevard, aktori do të sjellë gjyshen e tij në protestë.
Ka qenë Presidenti ai që ka publikuar një video ku Besi shihet me Ijen, ndërsa shkruan, “E dashur Ije! Mirësevjen nesër në Besëlidhjen tonë historike! Për Kushtetutën, për Republikën, për Shqipërinë, për Kombin. Bashkohu edhe ti”.
Nga ana e saj Ija dëgjohet duke thënë se do ti shkoj Presidentit se i ka shkuar në shtëpi dhe e ka respektuar.
“Edhe unë do i shkoj do e respektoj, plak jam unë, s’ka gajle”, thotë gjyshja e aktorit.
Presidenti i ka ftuar qytetarët pasditen e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke iu dhënë fjalën se shumë shpejt falë popullit shqiptar s’do ketë vetëm një institucion që është në mbrojtje të Kushtetutës por gjithë institucionet që janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit" do i kthehen popullit shqiptar.
Në këtë ditë ai ka paralajmëruar firmosjen e dekretit të parë për shpartallimin e grushtit të shtetit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





